Papa Leone XIV me thirrje për ndaljen e luftës në Ukrainë: Armët të heshtin

Pope Leo XIV addresses the crowd during the weekly general audience at St Peter's Square in The Vatican on April 8, 2026. (Photo by Tiziana FABI / AFP)

17:29 | 19 Prill 2026
E.G

Papa Leo XIV të dielën dënoi intensifikimin e luftës në Ukrainë, duke bërë thirrje “që armët të heshtin dhe të ndiqet rruga e dialogut”.

Apeli u bë pas një meshe të mbajtur jashtë kryeqytetit të Angolës, Luandë, ku morën pjesë rreth 100,000 njerëz.

Ai gjithashtu vlerësoi armëpushimin mes Izraelit dhe Libanit për t’i dhënë fund luftimeve mes forcave izraelite dhe Hezbollahut të mbështetur nga Irani, duke e cilësuar si “arsye për shpresë”. / Burimi: Reuters

Shpërndaje në rrjete sociale