Manchester United-i duhet të paguajë 40 milionë euro për të transferuar mbrojtësin e Juventus-it, Alex Sandro.
“Djajtë e Kuq” duan ta përforcojnë skuadrën në javët e ardhshme, në mënyrë që të jenë të gatshëm për Ligën e Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Pavarësisht që e kanë Luke Shaw dhe Brandon Williams në pozitën e mbrojtësit të majtë, United-i dëshiron edhe një lojtar tjetër.

Sipas Calciomercato, Sandro është në listë, por Juventus-i e ka bërë me dije që duhet paguhen 40 milionë euro.
29-vjeçari ka bërë afër 200 paraqitje për kampionin e Seria A dhe ka fituar pesë herë titullin e Seria A./arbresh.info.
BE: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi / Liderët europia...
QKMK: Rikthehet normaliteti në pikën kufitare Hani i Elezit–...
Rama në Vlorë: Projekti në Zvërnec do të bëhet
Dy protesta të planifikuara të shtunën në Vlorë dhe Tiranë k...
Stërvitje intensive e karabinierëve të KFOR-it në Kosovë
Bayern Munich shpreh interesim serioz për transferimin e yll...