Manchester United dhe Liverpooli janë duke shfaqur interesim për qendërmbrojtësin e Tottenhamit, Toby Alderweireld.
Mbrojtësi belg ka kontratë me gjigantin londinez deri në fund të sezonit të ardhshëm dhe është duke u lidhur shumë me një largim nga Londra veriore, transmeton arbresh.info.
Alderweireld ishte transferuar në Tottenham nga Atletico Madrid në vitin 2015, dhe që nga atëherë është shndërruar në një nga mbrojtësit më të mirë në Premierligë.
Sipas analistit të Sky Sports, Paul Merson, Liverpooli dhe Manchester United kanë kontaktuar Tottenhamin rreth mbrojtësit belg, transmeton arbresh.info.
Tottenhami ka opsionin për t’ia vazhduar kontratën edhe për një vit, duke bërë këtë do të futej në funksion klauzola prej 25 milionë euro. /arbresh.info/
Përplasen dy vetura, vdes njëri nga shoferët në Thumanë
Rezultatet dëshpëruese e çojnë në shtëpi trajnerin e Chelsea
Rama: Mbjellja e rreth 100 kurorave në rrugën “Tirana” hap d...
BBC: Si po ndikon ndërprerja e internetit në Iran tek njerëz...
Konjufca kërkon veprim më të shpejtë për sigurimin e statusi...
Dy këmbësorë goditen nga vetura në Deçan