Shqipëria mori fitoren e parë në grupin K në kualifikueset e Botërorit 2026 duke mposhtur me shifrat 3-0 Andorrën.
Autori i dy golave në këtë sfidë dhe protagonist kryesor ishte Rey Manaj, shkruan Arbresh.info.
Pas ndeshjes ai foli rreth sfidës, objektivave dhe rikthimit të Brojës.
“Me Asllanin kam komunikim shumë të mirë. Besoj se ndaj Anglisë bëmë ndeshje të mirë. Tifozët duan gjithmonë fitore, por është e vështirë kundër një ekipi që ka disa prej lojtarëve më të mirë në botë. Sot e menaxhuam ndeshjen shumë mirë. Jam i lumtur për çunat që luajtën për herë të parë, për rikthimin e Brojës. Nuk ka rivalitet në Kombëtare. Uroj që Broja apo Uzuni të shënojnë sa më shumë. Objektivi Botërori 2026? E kemi ëndërr, por të qëndrojmë me këmbë në tokë”, u shpreh Manaj.
Ndeshja e radhës e Shqipërisë është ndaj Serbisë në qershor./Arbresh.info
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...