Manchester United e ka nisur me fitore sezonin 2018/19 në Premierë Ligë.
“Djajtë e Kuq” kanë siguruar tri pikët e para në sezonin e ri në kampionatin anglez që nisi mbrëmjen e sotme (e premte) me takimin e tyre si nikoqir në Old Trafford ndaj Leicester Cityt, shkruan portali arbresh.info.
Paul Pogba, i cili barti shiritin e kapitenit në këtë ndeshje, dërgoi gjigantin anglez në epërsi pas vetëm tre minutave lojë.
Fituesi i Kampionatit Botëror u tregua i saktë në goditjen nga pika e bardhë duke shënuar për 1 me 0.
Skuadra e Jose Mourinhos arriti të dyfishoi shifrat në minutat e fundit të takimit ndaj “Dhelprave” duke shënuar për 2 me 0 përmes Luke Shaw (83′).
Mirëpo, mysafirët ngushtuan rezultatin me inkuadrimit e Jamie Vardyt në lojë që shënoi me kokë në minutatë e shtesë të takimit për 2 me 1.
Ky gol ishte i pari nga reprezentuesi anglez ndaj Manchester United në Old Trafford në karrierë e tij./arbresh.info/
Shikoni më poshtë tri golat e ndeshjes:
Albin Kurti nesër mban tubim në Hajvali
Nesër fillon fushata, partitë zbulojnë agjendën hapëse
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i kokainës në Itali, 16 të arre...
Joe Biden padit Departamentin amerikan të Drejtësisë
Kongresistët takojnë në Prishtinë studentët e opozitën shqip...
Limaj viziton nënën e Hashim Thaçit për Bajram: Urojmë që fe...