Manchester United ka nisur bisedimet me agjentin e Philippe Coutinhos për të diskutuar transferimin e mundshëm të tij në Old Trafford.
Barcelona ka nënshkruar me sulmuesin brazilian nga Liverpooli për një tarifë prej 142 milionë funta janarin e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Por, Coutinho nuk ka arritur të ketë ndikim në Camp Nou dhe ka startuar në vetëm nëntë ndeshje nga 18-të të Barcelonës në La Liga këtë sezon.
Coutinho ka luajtur në përgjithësi vetëm 40 minuta në tri paraqitjet e tij të fundit në La Liga dhe 26-vjeJari nuk është i kënaqur me situatën e tij aktuale.
Sipas një raporti nga ‘Mundo Deportivo’, Manchester United është duke monitoruar situatën e Coutinhos dhe tashmë ka kontaktuar me përfaqësuesit e mesfushorit për të regjistruar interesimin e tyre rreth lojtarit./arbresh.info/
Në ditëlindjen e 24-të, Dj Gimbo i sjell defatore Selin Boll...
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...