“Djajtë e Kuq” kanë siguruar vetëm një pikë në udhëtim te Southampton në ndeshjen e xhiros së 28 në Premierë Ligë.
Manchester United barazoi 0 me 0 ndaj Southamptonit në takimin e zhvilluar si mysafirë në stadiumin ‘St. Mary’s’, shkruan portali arbresh.info. Skuadra e Jose Mourinhos nuk ka motiv në kampionatin anglez pasi të gjitha shpresat i ka vendosur në Evropa Ligë, i cili është edhe turneu i vetëm që skuadra në ‘Old Trafford’ nuk e ka fituar asnjëherë’.
Gjiganti anglez ka siguruar përfundimin në pozitën e gjashtë në Premierë Ligë për këtë edicion duke shpresuar në kualifikim në UEFA Ligës të Kampionëve përmes fitores ndaj Ajaxit të mërkurën e ardhshme.
Manchester United do të takohet në finale të Evropa Ligës në Stockholm me Ajaxin javën e ardhme para ndeshjes së fundit në ligën angleze kundër Crystal Palaces si nikoqir./arbresh.info
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...