SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve

15:48 | 22 Prill 2026
E.G

Sipas agjencisë Reuters, ushtria amerikane ka filluar të përdorë një teknologji ukrainase kundër dronëve në një bazë të rëndësishme ajrore në Arabinë Saudite, në përpjekje për të ndalur sulmet që kanë shkatërruar avionë dhe ndërtesa, si dhe kanë shkaktuar të paktën një viktimë në radhët e ushtarëve.

Burime të njohura me çështjen bëjnë të ditur se javët e fundit zyrtarë ushtarakë ukrainas kanë mbërritur në bazë për të trajnuar ushtarët amerikanë në përdorimin e sistemit SkyMap. Ky sistem përdoret gjerësisht nga ushtria ukrainase për të zbuluar kërcënimet nga dronët, përfshirë dronët Shahed, dhe për të organizuar kundërsulme përmes dronëve interceptues.

SkyMap është shndërruar në një nga platformat kryesore të komandës dhe kontrollit të përdorur nga ushtria ukrainase. Sistemi funksionon si një panel digjital që përmbledh të dhëna nga radarë dhe sensorë të ndryshëm, duke ofruar harta dhe transmetime video në kohë reale për të identifikuar dhe ndjekur kërcënimet ajrore.

 

Shpërndaje në rrjete sociale