Lautaro Martinez vazhdon të jetë objektivi kryesor i Manchester United për repartin e sulmit.
Sulmuesi argjentinas është duke kaluar sezonin më të mirë në karrierën e tij, ku në 45 ndeshje zyrtare ka shënuar 21 gola e ka asistuar në tre të tjerë.
Por largimi i tij nga Inter mund të ndodhë këtë verë, duke marrë parasysh se Neroazzurët kanë nevojë për të shitur në mënyrë që t’i rregullojnë bilancet financiare.
Mediat angleze dhe ato italiane kanë raportuar se Manchester United tanimë ka dorëzuar një ofertë te Interi për t’i marrë shërbimet e sulmuesit argjentinas.
Djajtë e Kuq kanë ofruar 50 milionë euro, si dhe shërbimet e sulmuesit francez Anthony Martial i cili është i huazuar te Sevilla për momentin.
Mbetet të shihet nëse Neroazzurët do ta pranojnë ofertën e gjigantit anglez, pasi Lautaro konsiderohet si futbollisti kryesor i tyre.
Ndryshe Lautaro Martinez mbetet dëshira kryesore e trajnerit të ri të United, Erik Ten Hag për repartin ofensivë.
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë