Neymar i është ofruar Manchester United në huazim këtë verë nga Paris Saint Germaini.
Siç raporton gazeta spanjolle SPORT, klubi francez ka qenë duke u përpjekur për të hequr dorë nga sulmuesi brazilian, megjithëse besohet se gjiganti në Old Trafford ka refuzuar shansin për të nënshkruar me superyllin botëror, transmeton portali arbresh.info.
Dëshira e Neymarit për t’iu ribashkuar Barcelonës pas dy sezoneve në kryeqytetin francez është tashmë e qartë, por PSG është duke mbledhur interesim edhe nga skuadrat tjera elite në kontinent gjithashtu.
Gazeta e lartpërmendur beson se rivali i Barcelonës, Real Madridi është i interesuar për nënshkrimin me anësorin magjistar, ngjashëm si Maurizio Sarri i Juventusit.
Lojtari dëshiron të largohet nga Parc des Princes pasi raporti i tij me menaxhmentin e klubit ka arritur në një pikë shpërthyese dhe PSG dëshiron të zgjedh situatën sa më shpejtë që është e mundur, transmeton portali arbresh.info.
Por, përpjekjet e kampionit francez për t’i ofruar Neymarin skuadrës së United, në vend të Barcelonës, janë kundërshtuar nga skuadra e Ole Gunnar Solskjaerit.
Sidoqoftë, ëndrra e 27-vjeçarit për rikthim në Camp Nou nuk ka përfunduar plotësisht për shkak se skuadra spanjolle besohet se ka një plan për të arritur shërbimet e tij ndonëse thuhet se nuk janë në gjendje të paguajnë me para të gatshme shërbimet e tij.
Ata mund të prezantojnë në marrëveshje Ivan Rakiticin për shkak se oferta me yjet si Philippe Coutinho dhe Ousmane Dembele është refuzuar./arbresh.info/
Britania e Madhe dëbon një diplomat rus si kundërpërgjigje n...
Komuna e Prishtinës nis mbledhjet për vlerësimin e dëmeve ng...
Ambasada e SHBA-së thotë se vendimi i KQZ-së për Listën Serb...
Orët e fundit të merkatos – Mesfushori i Bayernit në &...
Policia del me një njoftim me rëndësi për qytetarët e Kosovë...
Identifikohet tifozi i Albacates që hodhi lëkurë banane ndaj...