Juventusi raportohet se dëshiron të rinovojë kontratën me Wojciech Szczesny pasi portieri ka ngjallur interesim te Manchester United.
Bazuar në një raport nga Goal, United ka kërkuar blerjen e Szczesnyt me qëllimin për të nënshkruar me të në rast se David de Gea largohet nga klubi, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, uebfaqja siguron se Juventusi e shoh polakun “si një aset” dhe tani dëshirojnë të blindojnë atë në skuadër deri më 2021.

Përveç kësaj, “Zonja e Vjetër” do të ishte e përgatitur për t’i rritur pagën atij aktuale prej 3.5 milionë eurove.
29-vjeçari ka nisur karrierën e tij profesionale te Arsenali para se të shpenzonte dy vite si një i huazuar te Roma.
Ai më pas iu bashkua “Zonjës së Vjetër”, fillimisht si një zëvendësues i Gianluigi Buffonit, dhe më pas në rolin e portierit numër 1.
Szczesny ka bërë 69 paraqitje kompetitive për Juventusin duke mbajtur portën e pastër në 35 ndeshje dhe duke fituar tituj radhazi në Serie A./arbresh.info/
Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vjet burgim për masakrën e Iz...
Dy aksidentet e rënda në Turqi, Haradinaj: Jemi pranë popull...
Disa zona të Prizrenit, Suharekës dhe Malishevës pritet të m...
LVV diskuton për zhvillimet politike e konstituimin e instit...
Jahjaga demanton raportimet: Kurrë s’ka pasur takim as...
Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit shqiptoi mbi 4 mijë e 600 ...