Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaeri thotë se nuk mund të shoh mesfushorin duke u larguar nga klubi para sezonit të ardhshëm.
Mesfushori francez, i cili iu ribashkua United në gusht të vitit 2016, është përfolur shumë për transferim në Real Madrid, transmeton portali arbresh.info.
Duke folur para ndeshjes së çerekfinales në Ligë të Kampionëve të mërkurën kundër Barcelonës, Solskjaeri ka thënë: “Paul Pogba është i fokusuar për ndeshjen e nesërme”
“Nuk mund të shoh atë duke mos luajtur te Manchester United sezonin e ardhshëm”
“Ai është një lojtar i Manchester United, njëri nga performuesit më të mëdhenj në fazat e mëdha”.
“Ai e di mirë se ndeshja kundër PSG-së nuk ishte më e mira e tij”
“Puna e tij është të jetë kreator, të fitoj topin dhe të shkoj përpara dhe unë pres të performoj nesër”, shtoi Solskjaeri./arbresh.info/
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin
Hoti: Çmimi i naftës është rritur 40%, Qeveria po dështon të...
LDK propozon uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën, kërkon ...
Hamza: Rritja e çmimit të naftës po varfëron qytetarët, qeve...