Manchester City udhëheq garën për të nënshkruar me sulmuesin e Arsenalit, Alexis Sanchez.
28-vjeçari, i cili ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij me klubin në ‘Emirates Stadium’, mësohet që tashmë ka vendosur të largohet nga “Topçinjtë” në fund të edicionit 2016/17, transmeton portali arbresh.info.
Chelsea është duke kërkuar transferimin e tij, por sipas një raporti nga ‘The Sun’, Manchester City udhëheq garën derisa trajneri Pep Guardiola është i përgatitur për të ofruar qendërmbrojtësin Jason Denayer si pjesë të marrëveshjes.
Arsenali besohet të ketë shfaqur interesim të madh te Denayeri, i cili shpenzoi këtë sezon në formë huazimi te Sunderlandi por do rikthehet te klubi i tij këtë verë.
Manchester United dhe Juventusi janë gjithashtu duke kërkuar transferimin e Sanchezi, megjithëse mendohet që sulmuesi dëshiron t’i bashkohet ish trajnerit të Barcelonës, Pep Guardiola./arbresh.info
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë