Manchester City ka refuzuar një ofertë 72 milionëshe nga Bayern Munichu për anësorin Leroy Sane.
Reprezentuesi i Gjermanisë ka qenë shënjestër primare e Bayern Munichut këtë verë, por ata nuk kishin shtruar ofertë për të deri vonë, transmeton portali arbresh.info.
Tani, Metro raporton se Bayern Munichu ka vendosur në tavolinë një ofertë zyrtare por ajo është refuzuar menjëherë nga City.
Oferta ishte fillestare nga presidenti i Bayernit – Uli Hoeness, por ishte larg nga vlera e caktuar nga City, i cili tani pret nga skuadra në Bundesliga që të rikthehet me një ofertë të përmirësuar.
Bisedimet mes dy klubeve janë zbehur së fundmi pasi presidenti i Bayernit, Niko Kovac, ishte detyruar t’i kërkonte falje klubit në lidhje me përpjekjet e tyre për të nënshkruar me Sanen.
Merkato gjermane e transferimeve është e hapur deri më 2 shtator, andaj Bayerni nuk e ka me nxitim të finalizoj transferimin e tij./arbresh.info/
Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...