Man City fiton derbin me Arsenalin, gjithçka e hapur për titullin kampion në pesë xhirot e fundit

19:25 | 19 Prill 2026
D.H

Manchester City e ka fituar derbin e xhiros së 33-të në Premier League ndaj Arsenalit me rezultat 2-1, duke e lënë të hapur garën për titullin kampion.

Ndeshja nisi mirë për Citiziens, që goditen shtyllën pas vetëm katër minutash, shkruan Arbresh.info.

Cherki në minutën e 16-të pas një super driblimi arriti të realizoj për 1-0.

Mirëpo vetëm dy minuta më vonë, Donnarumma bëri një gafë të madhe e cila ia mundësoi Havertzit të barazojë rezultatin në 1-1.

Gjatë pjesës së dytë, dy skuadrat patën raste ideale shënimi. Haaland fillimisht goditi shtyllën për Cityn.

Ndërsa vetëm disa minuta më vonë Eberechi Eze, bëri një super goditje por ajo u ndal nga shtylla.

Po ashtu për “Topçinjtë”, një rast të artë e humbi Havertz, goditjen e të cilit e ndali Donnarumma.

Kur kaluan 65 minuta lojë, Erling Halaand u gjend më së mirë në zonë pas një kundërzbritje të shpejtë të Cityt, i cili realizoi për 2-1.

Deri në fund nuk pati gola tjerë dhe skuadra e Guardiolës shënoi fitore dhe mori tre pikë të arta, ku rikthehet fuqishëm në garë për titull.

Pavarësisht humbjes, Arsenali mbetet lider me 70 pikë, i ndjekur pas nga Man City me 67 por që kanë një ndeshje më pak të luajtur.

Xhiron e radhës, Arsenali e pret në shtëpi Newcastlen kurse City takohet me Burnleyn./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale