Malisheva ka fituar ndaj Drenicës me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Ekipi i Elon Berishës ka vazhduar formën e mirë duke marrë edhe fitoren e tretë radhazi në kampionat, duke mposhtur Drenicën, e cila zyrtarisht është në krizë të rezultateve me tri humbje radhazi.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, të cilët përveç rasteve arritën t’i shënojnë edhe dy gola.
Ishte mbrojtësi i majtë Arlind Veliu, i cili shënoi dy gola, ku i pari erdhi në minutën e dytë për 1-0, ndërsa i dyti në minutën e 11-të për 2-0.
Në pjesën e dytë, u luajt një lojë thuajse e barabartë, me raste nga të dyja ekipet, por pa arritur asnjëra të gjejnë golin dhe në fund ndeshja u mbyll me rezultatin e pjesës së parë.
Pas kësaj fitore, Malisheva ngjitet në pozitën e katërt me 25 pikë, ndërsa Drita renditet e teta me 17 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Malisheva udhëton te Llapi, teksa Drenica e pret Ferizajn. /Telegrafi/
Kryeministri i Spanjës: Netanyahu dëshiron të shkatërrojë Li...
U mungon Botërori nga viti 2002, Guler: Të kualifikohemi ësh...
Aksident tragjik në Gjermani, një 29-vjeçare nga Kosova dhe ...
Arrestimi i shqiptarëve në Serbi, reagon Ministria e Punëve ...
“Bileta ka për miqtë, për klientët, për turistët” – TKZ-ja n...
Kombëtarja e Kosovës zhvillon seancën e fundit stërvitore pa...