Malisheva ka arritur të shënoj fitore në duelin e xhiros së 29-të në Superligën e Kosovës ndaj Ballkanit me rezultat 4-2.
Mysafirët e nisën më mirë takimin ku realizuan në minutën e 15-të me anë të Giovannit, shkruan Arbresh.info.
Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë. Ndërkohë në etapën e dytë, Malisheva pati tjetër fytyrë.
Fillimisht në minutën e 56-të, vendasit arritën të fitojnë penallti, të cilën në gol e konkretizoi Etnik Brruti.
Tre minuta më vonë, skuadra vendase kaloi në epërsi 2-1 me golin e Diatta Assane.
Ndërsa tetë minuta para fundit, në skemë doli edhe një herë Etnik Brruti i cili shënoi për 3-1.
Ballkani ngushtoi epërsinë në minutën e 87-të me golin e Bleart Tolaj. Por deri në fund Malisheva shënoi edhe golin e katërt, për të arkëtuar tre pikë të mëdha në luftën për Evropë.
Vlen të theksohet se në stolin e Malishvës debutoi Bylbyl Sokoli, i cili arrin fitore në ndeshjen e tij të parë.
Me këto tre pikë, Malisheva është e katërta me 43 pikë, një më pak se Prishtina e treta, teksa Ballkani nuk arrin ta shfrytëzoj gabimin e Dritës, dhe mbetet me 49 pikë në pozitën e dytë./Arbresh.info
45 minuta të zjarrtë në “Etihad”, Donnarumma “fytyrë tragjik...
Kosova hyn në 10 ditët vendimtare për zgjedhjen e presidenti...
Rexhepi: Është e domosdoshme të kemi konsullatë të Shqipëris...
Kristjan Asllani realizon golin e parë me Besiktasin, por sk...
Dinamo merr kryesimin, ngec Vushtrria, afrohet Liria – ashpë...
Kosova kryeson Ballkanin për rritjen e investimeve të huaja ...