Malisheva fiton me rezultat të pastër ndaj Drenicës

15:10 | 28 Nëntor 2021

Malisheva ka arritur të shënojë fitore ndaj Drenicës në kuadër të javës së 16-të të Superligës së Kosovës.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Liman Gegaj” ka përfunduar me rezultat 2-0.

Hasan Hyseni shënoi fillimisht nga pika e bardh në minutat shtesë të pjesës së parë, teksa fitoren e vulosi Ilir Mustafa në minutën e 89-të.

Për Drenicën kjo është humbja e pestë radhazi, që dëshmon edhe një herë krizën e thellë që po kalon kjos kuadër.

Pas kësaj fitore, Mailsheva grumbullon 18 pikë dhe renditet në vendin e shtatë, kurse Drenica është në vendin e gjashtë me dy pikë më shumë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara