
Soccer Football - Euro 2020 Qualifier - Montenegro Training - Montenegro House of Football, Podgorica, Montenegro - March 24, 2019 Montenegro coach Ljubisa Tumbakovic during training Action Images via Reuters/Carl Recine
Të premten mbrëma në Podgoricë Mali i Zi do ta zhvillojë ndeshjen kualifikuese për “Euro 2020” kundër Kosovës.
Kjo ndeshje do të zhvillohet pa praninë e publikut për shkak se UEFA e ka dënuar Malin e Zi shkaku i fyerjeve raciste të tifozëve të saj në ndeshjen kundër anglezëve.
Padyshim, kjo vlerësohet si diçka mjaft e mirë për Kosovën sepse ekzistonte rreziku që huliganë serbë që jetojnë në Mal të Zi ta prisnin keq Kosovën, pavarësinë e së cilës nuk e njeh dhe e kundërshton Serbia, por që njihet nga Mali i Zi.
Sidoqoftë, Mali i Zi në radhët e veta do t’i ketë 5-6 serbë kundër Kosovës. Përpos selektorit Lubisa Tumbakoviç, i cili është serb i lindur në Beograd, për shtetin fqinj do të luajnë edhe disa lojtarë të nacionalitetit serb. Ata janë: Mirko Ivaniç, Filip Stojkoviç, Vukan Saviçeviç, Adam Marusiç dhe Marko Simiç, të lindur në Serbi, raporton gazetaexpress.
Ata e kishin zgjedhur Malin e Zi për të luajtur nga frika se në Kombëtaren e Serbisë nuk do të mund të zinin vend.
Ndërkohë, për Malin e Zi luan edhe një shqiptar nga Peja. Ai është Fatos Beqiraj, i cili e pati zgjedhur ekipin malazez në kohën kur futbolli kosovar ishte i izoluar nga UEFA dhe FIFA. Beqiraj mund të jetë kapiten në fushë nëse trajneri i tij serb vendos ta inkuadroi në lojë nga fillimi.
Emisari Sorensen flet me Konjufcën për hapat e ardhshëm në d...
Tragjedi në Kinë/ Shpërthimi në minierën e qymyrit lë të pak...
Tërmet 4 ballë në Elbasan, epiqendra në fshatin Trash
Bie fasada e një objekti banesor në Prishtinë, intervenojnë ...
Ushtarët e KFOR-it trajnohen për aftësi të shpëtimit të jetë...
AAK mban nesër Kuvendin e Përgjithshëm, pritet edhe zgjedhja...