Talenti i njohur nga Kosova në lojën e CS2, Drin Shaqiri i njohur si “makazze” ka bërë një hap të madh në karrierën e tij.
Ai sot është promovuar në ekipin e parë të një prej organizatave më të forta në botë Natus Vincere, shkruan Arbresh.info.
Shaqiri ka qenë pjesë e NAVI Junior ku sukseset nuk i kanë munguar, dhe falë lojës së tij të jashtëzakonshme ai tashmë është ftuar dhe do të jetë pjesë e skuadrës së parë, të gjigantëve ukrainas.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë organizata ukrainase përmes një postimi në mediat sociale.
Padyshim kjo është një prej arritjeve më të mëdha të shqiptarëve në skenën e CS2. Shaqiri po ashtu bëhet shqiptari i parë i cili arrin në skuadrën e parë të NAVI-t.
Kujtojmë se tek ekipa e NAVI Junior është edhe një tjetër shqiptar, Aulon “Krabeni” Fazlija.
NAVI është dy herë fituese e Majorit, si dhe tash e disa vite merrë pjesë në turnire të mëdha në botën e CS2, ku triumfet janë të mëdha.
Në këtë skuadër ka luajtur edhe një prej lojtarëve më të mirë në histori të kësaj loje “S1mple”.
Shaqiri është vetëm 18-vjeçar dhe shihet si një prej lojtarëve më premtues shqiptar në CS2./Arbresh.info
Regarding the future of NAVI’s CS2 Junior roster pic.twitter.com/TU0g2ztleW
— NAVI (@natusvincere) June 30, 2025

“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...
Sipas Sky Sport, Slot pritet të vazhdojë edhe për një sezon ...
Trumpi thotë se nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin me Irani...
Ambasadori amerikan në NATO mbërrin në Kosovë, Ambasada jep ...