Noni Madueke sapo ka konfirmuar kalimin nga Chelsea te Arsenali, përmes një letër lamtumirëse emocionuese drejtuar klubit, stafit, shokëve të ekipit dhe tifozëve të bluve.
Në letrën e tij, anësori anglez shprehu falënderime të thella për periudhën e tij tre-vjeçare te “Blutë e Londrës”.
“Dua të falënderoj çdo anëtar të stafit që më ndihmoi në këtë udhëtim, shokët e mi të ekipit për gjithçka, me të cilët arritëm shumë këtë sezon, dhe trajnerin Enzo Maresca për mundësinë dhe përpjekjet për ta përmirësuar mua si lojtar dhe si person”, shkroi Madueke.
Ai shtoi se largohet me dashuri dhe admirim, duke mos harruar as tifozët: “Faleminderit për dashurinë, lavdërimet edhe kritikën, e vlerësoj gjithçka”.
Ky lamtumirë vjen pas 91 paraqitjeve me Chelsean, ku shënoi 11 gola dhe dha 5 asistime, duke lënë pas një trashëgimi të rëndësishme.
Letra ka prekur zemrat e shumë tifozëve, duke shënuar fundin e një kapitulli dhe fillimin e një sfide të re te Arsenali, ku pritet të kontribuojë në objektivat e “Topçinjve” për sezonin 2025-26. /Telegrafi/
Maduro paraqitet sot në gjykatë: Dihet për çfarë e akuzon SH...
Del sot para gjykatës ish-kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagi...
Krimi për hakmarrje, portugezi merr dënim të përjetshëm për ...
Fryhen çmimet e naftës pasi Irani refuzoi bisedimet e drejtp...
Mbi 5000 izraelitë të plagosur që nga fillimi i luftës me Ir...
Historia po shkruhet: Kosova dhe Shqipëria, drejt Kupës së B...