Manchester United ka fituar me shumë vështirësi mbrëmjen e sotme (e shtunë) kundër skuadrës së Southamptonit.
Paul Pogba me dy gola dhe Andreas Pereira kanë dërguar në top katërshe “Djajtë e Kuq” me tri pikët e siguruara në Old Trafford në takimin në kuadër të xhiros së 29-të në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.
Mysafirët zhbllokuan shifrat gjatë pjesës së parë duke shënuar për 1 me 0 me anë të Yann Valeryt, por me të filluar pjesa e dytë ndryshoi gjithçka në favor të skuadrës së trajnerit norvegjez Ole Gunnar Solskjaeri.
Andres Pereira fillimisht barazoi shifrat për 1 me 1 para se Romelulu Lukaku vetëm gjashtë minuta më vonë të shënojë duke përmbysur rezultatin.
Mirëpo, James Ward Prowse me një supergol nga gjuajtja e lirë barazoi shifrat për 2 me 2. Por, vetëm dy minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit, Lukaku shënoi golin tjetër duke kaluar sërish në avantazh nikoqirët.
Paul Pogba kishte shans për të realizuar gjatë kohës shtesë nga pika e bardhë, por mesfushori francez nuk u tregua i saktë në përballjen direkte ndaj portierit Angus Gunn.
Manchester United tani ka 58 pikë, 13 larg liderit të tabelës – Manchester Cityt, ndërsa vetëm një më shumë se Arsenali në pozitën e katërt./arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...