Luis Enrique Martinez është duke shijuar një vit jashtë fushës pas largimit nga Barcelona, por duket se do të rikthehet në pozitën e trajnerit këtë verë dhe raportet e fundit e vendosin atë në Arsenal.
Gjithçka sugjeron që ish trajneri i Borussia Dortmundit, Thomas Tuchel, do të transferohet në Paris Saint Germain, gjë që i lë “Topçinjtë” në kërkim të një tjetër zëvendësuesi të Arsene Wengerit, transmeton portali arbresh.info.
Për shkak se Tuchel nuk është në depoziton, zgjedhja e dytë e Arsenalit është Luis Enrique, i cili ka pranuar tashmë se ka pasur oferta për rikthim në futboll.
PSG ishte gjithashtu e interesuar në ish trajnerin e Barçës si një zëvendësues të Unai Emery për shkak se ish trajneri i Valencias do të largohet nga Parisi këtë verë.
Sa i përket Arsenalit, prezenca e ish drejtorit të Barçës, Raul Sanllehi, mund të jetë prapa interesimit të tyre në Luis Enriquen./arbresh.info/
Bajrami: Më kumtuan se në listë jam me numër 12, pas njerëzv...
Jagxhiu prezantoi iniciativat kyçe për transformimin digjita...
Perez thërret zgjedhje te Real Madrid: Nuk do të jap dorëheq...
ShBA: Ndaluam një cisternë me flamur maltez që të kalonte Ng...
KQZ thotë se emrat e kandidatëve për deputetë do t’i nënshtr...
Kanye West në Tiranë, koncerti gjigant pritet t’i sjellë 120...