Boksieri legjendar shqiptar Luan Krasniqi ka parashikuar se përballja e së shtunës mes Deontay Wilderit dhe Tyson Furyt do të jetë tejet interesante, por ka bërë të ditur se sipas tij Fury do ta fitojë këtë meç dhe do të bëhet kampioni i ri i WBC.
Dy boksierët e kategorisë së peshave të rënda do të takohen për herë të dytë më 22 shkurt, pas një barazimi kontrovers në takimin e tyre të parë, para 14 muajve, transmeton Gazeta Express.
Këtë herë të dy boksierët kanë bërë të ditur se synojnë ta mbyllin ndeshjen me nokaut, në mënyrë që të mos lënë hapësirë për diskutime apo interpretime nga ana e gjyqtarëve.
Boksieri legjendar shqiptar, Luan Krasniqi ka parashikuar se Fury do ta fitojë këtë meç për titullin e kampionit të wBC-së, pasi që e konsideron anglezin si boksier më të kompletuar.
“Deontay Wilder vs Tyson Fury, pjesa e dytë. Nuk mendoj se ka shumë beteja më interesante në kategorinë e peshave të rënda për momentin”, ka shkruar Krasniqi, në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Facebook.
“Jam shumë i emocionuar dhe parashikoj se Fury do të fitojë. Për mua, ai është thjesht boksier më i kompletuar”.
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj