Portieri i Liverpoolit, Loris Karius, i është bashkuar gjigantit turk, Besiktas, në bazë të një marrëveshjeje për huazim dyvjeçar.
25-vjeçari do ta kalojë pjesën e mbetur të sezonit 2018/19 dhe tërë sezonin 2019/20 në klubin e Super Ligës turke, i cili e ka nisur sezonin e ri me dy fitore radhazi në ligë.
Kius është paraqitur 49 herë për të kuqtë që prej se iu bashkua klubit nga Mainz në vitin 2016 dhe ishte në stol për ndeshjen hapëse të Liverpoolit në këtë sezon të Premierligës, kundër West Hamit.
Karius do të mbahet mend për paraqitjen e tij të tmerrshme në finale të sezonit të kaluar të Ligës së Kampionëve, të cilën Liverpooli e humbi 3-1 ndaj Real Madridit falë gabimeve të tij të tmerrshme.
Liverpooli i ka uruar fat Lorisit në aventurën e re në Turqi.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...