Florentino Perez ishte duke menduar me plotë seriozitet shkarkimin e trajnerit Julen Lopetegui pas disfatës së Real Madridit ndaj Alaves.
Sipas raporteve nga mediat spanjolle, presidenti i ‘Los Blancos’ ka menduar shkarkimin e trajnerit spanjoll edhe pse ‘El Clasico’ është shumë afër, transmeton portali arbresh.info.
Real Madridi ka vuajtur që nga largimi i Zinedine Zidanes dhe tashmë janë ngritur shumë pikëpyetje nëse ata mund të garojnë në kampionatin spanjoll dhe atë evropian.
Ata ende konsiderohen të jenë njëri nga klubet më të mira në Evropë, por kjo mund të mos ketë fare rëndësi në rast se ata nuk bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.
Real Madridi dhe Barcelona kanë marrë rezultate befasuese deri tani dhe bazuar në raportet nga mediat spanjolle, tifozëve të Madridit mund t’iu plotësohet kërkesa e tyre së shpejti për largimin e Lopeteguit./arbresh.info/
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...
Dënimi me burgim të përjetshëm për Murselin dhe Plavën dhe m...