Buxheti i Real Madrid pritej të ishte rreth 900 milionë euro këtë sezon bazuar në parashikimet e mëparshme, por përfundoi duke qenë vetëm 618 milionë euro për shkak të situatës me pandeminë.
Los Blancos janë duke përmbushur zotimet e tyre financiare me punonjësit e tyre, ndërsa klubet e tjera kanë probleme serioze në këtë drejtim.
Sidoqoftë, këto pagesa kanë ardhur me një ulje të pagës prej 10 për qind, siç ishte rënë dakord midis drejtorëve dhe lojtarëve si rezultat i krizës së coronavirusit.
Pati gjithashtu një ulje të pagës prej 10 për qind edhe në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar, ku ka mundur të jetë edhe 20 për qind nëse nuk do të kthehej futbolli.
Siç ka zbuluar MARCA, Real Madrid me këtë situatë, nuk po planifikon blerje në janar, ashtu siç bën edhe verën e kaluar, duke mos nënshkruar me askënd.
Vetëm nëse një lojtar largohet, do të merret parasysh një nënshkrim me ndonjë tjetër.
Klubi do të mund të kërkojnë të nënshkruajnë me David Alaba si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij në Bayern Munchen skadon më 30 qershor 2021. /Telegrafi/
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...