FC Prishtina është mposhtur në ndeshjen derbi kundër KF LLapit.
Nënkampioni i Kosovës ka pësuar disfatë me rezultat minimal 0 me 1 në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së katërt në Superligë, shkruan portali arbresh.info.
Goli vendimtar u ndeshjes u shënua pas gjysmë ore lojë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ishte Sebino Plaku që shënoi bukur me kokë (30′) duke dërguar në avantazh skuadrën mysafire.
Gjatë pjesës së parë, gjyqtari ndërpreu ndeshjen për disa minuta për shkak të hedhjes së fishekzjarrëve në fushë.
Përveç presionit të vazhdueshëm gjatë gjithë ndeshjes, skuadra nën udhëheqjen e trajnerit Bekim Sokoli kishte disa raste mjaftë të mira në vazhdim duke goditur edhe shtyllën në dy raste por asgjë nuk u konkretizua.
KF Llapi tani me dy fitore, një humbje dhe një barazim është në pozitën e dytë në tabelë me shtatë pikë – një më pak se KF Ballkani si lider, ndërsa Prishtina qëndron në pozitën e dhjetë me vetëm një pikë./arbresh.info/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026