Ndeshja mes Trepçës ’89 dhe Llapit doli të jetë interesante, por në fund fitorja i takoi llapjanasve me rezultat 2-1.

Pjesa e parë kishte raste, por për ta parë golin e parë u desh të pritej minuta e 44-të e ndeshjes.
89-shi fitoi penallti dhe i saktë ishte Arb Manaj për 1-0.
Llapi u këndell vetëm në fundin e ndeshjes, kur bëri edhe disa aksione të bukura.
Fillimisht ishte Ersil Ymeraj që shënoi me kokë në minutën e 82-të.
Llapi nuk e la të reagojë 89-shin duke shënuar menjëherë golin e dytë.
https://www.facebook.com/KFLlapi/posts/10157979437087243
Ishte Egzon Krasniqi që shënoi gol të bukur për 2-1 dhe për t’i dhënë tri pikë Llapit.
Me këtë fitore Llapi ngjitet në vendin e gjashtë me 31 pikë, ndërsa Trepça ’89 mbetet në venin e tetë me 26 pikë.
Haxhiu e thërret mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit
“250 mijë euro dhuratë”, Granit Plava jep detaje shokuese rr...
Mësohet ngjyra e fanellës, që Kosova e bartë sonte ndaj Sllo...
IHMK paralajmëron erëra të forta në Kosovë
Fillon mbledhja e Kryesisë së PDK-së
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fush...