Llapi ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme ndaj Prishtinës së Re me rezultat 4-0 në kuadër të xhiros së 31-të në Superligën e Kosovës.
Arbnor Ramadani shënoi golin e epërsisë për Llapin vetëm gjashtë minuta pas nisjes së takimit, shkruan Arbresh.info.
Golin për 2:0 e shënoi Arianit Hasani në minutën e 58-të. Ai u asistua nga Edon Sadriu.
Edon Sadriu realizoi golin e tretë shtatë minuta para fundit.
Kurse për epilogun final 4-0 u përkujdes Fiton Ademi në minutën e tretë shtesë.
Me këtë fitore Llapi ka 36 pikë, dhe është vetëm dy pikë larg Drenicës së vendit të shtatë, e tri më shumë se Ferizaj në vendin e nëntë që ka një ndeshje më pak.
Kurse Prishtina me këtë humbje rrezikon seriozisht rënien nga elita me 28 pikë pas 31 ndeshjeve, ku ndodhet në pozitën e fundit./Arbresh.info
Liverpool jep lajmin e mirë për Mohamed Salah
Hakimi humbet ndeshjen e dytë me Bayernin
FBK obligon Sigal Prishtinën dhe Pejën të organizojnë kuvend...
Haxhiu deklarohet për takimin me Radoniqin
Dembele për Enriquen: Nëse nuk vrapon, të ul në stol
Jep dorëheqje ambasadorja e ShBA-së në Ukrainë