Llapi është nikoqir i Drenicës në ndeshjen e parë gjysmëfinale në kuadër të Kupës së Kosovës.
Ndeshja do të zhvillohet sot me fillim nga ora 15:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës, shkruan Arbresh.info.
Në çerekfinale Llapi mposhti Malishevën për të arritur në këtë fazë, teksa Drenica eliminoi Ferizajn.
Dy skuadrat nuk janë duke kaluar nëpër një formë të mirë.
Në pesë ndeshjet e fundit llapjanët kanë dy fitore, dy humbje e një barazim dhe nuk janë në pozitë të favorshme në Superligë, ku ndodhen në pozitën e nëntë me 30 pikë.
Teksa Drenica është e para në Ligën e Parë, grupi A me 41 pikë dhe është në rrugë të mirë për inkuadrim në Superligë, kur kanë mbetur gjashtë xhiro pa përfunduar sezoni.
Kjo është një rrugë e mirë për të dy skuadrat pasi nëse arrijnë triumfin e Kupës mund të dalin në Evropë dhe do të harroheshin nëse sezoni i tyre përfundon keq./Arbresh.info
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?