KF Llapi po vazhdon që të investojë në skuadrën e tyre të re, derisa sot ka njoftuar se zyrtarisht ka blinduar yjet e vet edhe për një vjet
Mentor Zhdrella, Bujar Idrizi dhe Valmir Veliu janë lojtarët që janë blinduar nga skuadra e Llapit me kontrata të reja.
Derisa për një vit kanë vazhduar me skuadrën Mentor Zhdrella që është kapiten i skuadrës, me Llapin ka vazhduar edhe zëvendës kapiteni Bujar Idrizi po ashtu për një vit.
Kurse Valmir Veliu ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me klubin llapjan.
“Sot kemi arritur marrëveshje 1 vjeçare me kapitenin Mentor Zhdrella dhe zëvendëskapitenin Bujar Idrizi. Të dy futbollistët i qëndruan besnik skuadrës edhe për edicionin e ri. Zhdrella ishte ndër futbollistët më të mirë të skuadrës në edicionin që lamë pas duke ndihmuar skuadrën me 5 gola dhe 9 asistime në 24 paraqitje të zhvilluara, kurse Bujar Idrizi i rikuperuar plotësisht nga lëndimi i edicionit të kaluar, zhvilloi 8 paraqitje, kurse do jetë i gatshëm 100% që ta ndihmoj skuadrën në edicionin e ri”, shkruan në komunikatën e Llapit.
“Kurse gjatë ditës së sotme, sulmuesi 20 vjeç i krahut të majtë Valmir Veliu është blinduar me kontratë edhe për 3 vitet e ardhshme dhe kësisoj Veliu do jetë pjesë e skuadrës deri në momentin kur arrin ndonjë ofertë serioze e klubeve evropiane. Veliu në 27 paraqitje të edicionit të sa po mbyllur realizoi 4 gola e 5 asistime, kurse presim të ketë formë të mirë dhe të na ndihmoj edhe më tepër në edicionin e ri”, thuhet në fund të njoftimit.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...