Liverpooli dëshiron të transferojë Leandro Cabreran nga Espanyoli që shihet si zëvendësues i Dejan Lovren.
The Reds e duan transferimin e mbrojtësit uruguaiain, që ka treguar formë të lartë në këtë edicion, raporton Liverpool Echo.
Cabrera ka luajtur shtatë ndeshje në La Liga me klubin katalunase, mirëpo në ato ka treguar formë të lartë, duke zgjuar interesimin e skuadrës angleze.
Espanyol kishte paguar nëntë milionë euro katër muaj më parë për mbrojtësin, që kishte luajtur te Getafe, derisa atje nga sezoni 2018/19 i kishte luajtur 50 ndeshje.
28-vjeçari thuhet të jetë vetëm njëri nga opsionet e Liverpoolit, pasi ata interesohen edhe për mbrojtësin e Real Betisit, Zou Feddal.
Tanguy Kouassi i Paris Saint-Germain dhe Dan-Axel Zagadou i Borussia Dortmundit janë po ashtu në listë.
Arrestohet i riu që vrau me çekiç 57-vjeçarin në Krujë, në p...
Vrasja në Dumnicë, i akuzuari thotë se për vrasjen e viktimë...
Rikthehet Salah, por Liverpooli do ta ketë një mungesë të ma...
Zvicra synon rritjen e numrit dhe zgjatjen e misionit të ush...
Kili përballet me zjarre të mëdha – të paktën 19 të vd...
De Zerbi thyen heshtjen dhe flet për aludimet se mund ta mar...