Liverpooli ka siguruar tri pikë të plota edhe në ndeshjen në Anfield kundër Leicester Cityt.
“Redsat” kanë rrëmbyter plotë tri pikë të plota ndaj skuadrës së Brendan Rodgers në takimin e zhvilluar në Anfield në kuadër të xhiros së tetë në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.
Sadio Mane shënoi golin e epërsisë në minutën e 40′ dhe epërsia e skuadrës së Jurgen Klopp zgjati deri në minutat e fundit të ndeshjes.
Ishte James Maddison që me një gol të bukur barazoi gjithçka në minutën e 80′ të takimit.
Kampioni i Evropës tentoi në disa raste tutje për të shënuar golin e fitores, por mysafirët arritën të ruajnë rezultatin vetëm që i siguronte atyre një pikë deri vetëm deri në sekondat e fundit.
Një ndërhyrje e palejuar në zonë ndaj Sadio Manes i dhuroi penalti Liverpoolit dhe James Milner dërgoi topin në rrjetë për 2 me 1
Liverpooli vazhdon qëndrimin në krye të tabelës me 24 pikë – tetë pikë më shumë se Mancehster City me një ndeshje më pak në pozitën e dytë, ndërsa Leicester City qëndron në pozitën e tretë me 14 pikë./arbresh.info/
Bisedimet bërthamore ShBA-Iran do të rifillojnë sot në Gjene...
Moti sot në Shqipëri
Kërkohet drejtësi për gratë shqiptare të dhunuara gjatë luft...
Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton dy marrëveshje me...
Mot sot kryesisht i vranët
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...