Liverpooli është duke u përballur me një konkurrencë nga rivali në Premierë Ligë – Tottenhami në garën për të nënshkruar me mesfushorin Nabil Fekir këtë janar.
“Redsat” ishin të vendosur për të nënshkruar me reprezentuesin e Francës gjatë verës para se të dështonte marrëveshje vetëm njëmbëdhjetë orë pasi lojtari kreu testet mjekësore, transmeton portali arbresh.info.
Pavarësisht këtij dështimi, Liverpooli vazhdoi të përflitet për transferimin e mesfushorit këtë janar mes pretendimeve se Jurgen Klopp mund të rikthehet në garë për francezin.
Por sipas një raporti nga gazeta italiane ‘CalcioMercato’, “Redsat” duhet të reagojnë me shpejtësi.
Uebfaqja e lartpërmendur pretendon se Tottenhami ka shfaqur gjithashtu interesim në transferimin e Fekirit gjatë javëve të fundit dhe synojnë të mposhtin Liverpoolin në garën për nënshkrimin e tij./arbresh.info/
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...