Liverpooli ka shtruar një ofertë të jashtëzakonshme prej 158 milionë funta për talentin e Real Madridit, Marco Asension.
22-vjeçari është njëri nga talentët më të vlerësuar në Evropë pasi kontribuoi me 11 gola dhe gjashtë asistime në pjesën e dytë të sezonit të fundit në Bernabeu, transmeton portali arbresh.info.
Reprezentuesi i Spanjës ri-nënshkroi me Madridin në muajin shtator duke vazhduar marrëveshjen e tij deri në vitin 2023 me një klauzolë të blerjes prej 613 milionë funta të vendosur në kontratën e tij.
Por, Liverpooli ka lënë pas mendjes atë dhe sipas ‘Mundo Deportivos’ ata kanë shtruar një ofertë sensacionale për të transferuar Asension në Anfield.
Gazeta spanjolle pretendon se “Redsat” e pëlqejnë “shumë” Asension dhe janë të gatshëm për të dhënë gjithçka në mënyrë për të siguruar shërbimet e tij./arbresh.info/

Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin
Olise shkëlqen me hattrick, Franca e fiton miqësoren e fundi...
Moza, finalistja e parë e Ferma Vip 3
Nëntë shtete të BE-së kundërshtojnë objektivat e reja për au...
Shërbimet shëndetësore përkeqësohen kur infermierët janë të ...
Ronaldo apo Messi? – Mbappe jep parashikimin e tij se ...