Liverpooli raportohet se është duke përgatitur për verë një ofertë masive për yllin Paulo Dybala të Juventusit.
E ardhmja e argjentinasit në Allianz është spekuluar vazhdimisht dhe javëve të fundit thashethemet kanë përmendur Atletico Madridin si një destinacion tjetër të mundshëm, transmeton portali arbresh.info.
Tani, sipas një raporti nga ‘The Sun’, Liverpooli dëshiron ta ketë në linjën frontale sulmuesin Paulo Dybala për shkak se ata janë të gatshëm të shfrytëzojnë të hollat prej 160 milionë euro të siguruara nga shitja e Coutinhos në Barcelonë.

Dybala ka shënuar gjithsej 25 gola në Serie A këtë sezon, përfshirë hat-trick’un që e realizoi në vikend kundër Beneventos.
Paraqitjet e shkëlqyera të sulmuesit kanë alarmuar një numër të madh klubesh evropiane, përfshirë PSG-në që është duke monitoruar gjithashtu situatën e tij./arbresh.info/
Mbi 5 mijë kamionë e autobusë kontrollohen nga Policia, shqi...
Aktori Armend Baloku kandidon për herë të parë për deputet
Nesër vendoset gurthemeli i Parkut Industrial në fshatin Fra...
E papritur – Moza puth në buzë Ilir Shaqirin në Ferma ...
65 aksidente trafiku në 24 orët e fundit
Trump kërcënon Iranin: Marrëveshje ose do ta përfundojmë pun...