Portieri i Liverpoolit, Alisson Becker ka pësuar një lëndim në ndeshjen e fundit ndaj Crystal Palace në kuadër të javës së shtatë në Premier League.
Liverpool shënoi fitore minimale 0-1 teksa në minutën e 79-të, mbeti pa Alissonin i cili u lëndua dhe u detyrua të largohej nga fusha.
Pas ekzaminimeve mjekësore, portieri brazilian do të mungoj rreth gjashtë javë.
Kështu ka njoftuar gazetari i njohur italian, Fabrixio Romano, i cili ka shkruar se stafi i Liverpoolit parashikon se ylli i tyre do të kthehet pas pushimeve me kombëtare në muajin nënëtor.
Ai këtë sezon ka luajtur gjashtë ndeshje teksa ka pësuar vetëm një gol./Arbresh.info
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...