Liverpooli kërkon deri në 100 milionë funta para të gatshme nga Barcelona për mesfushorin Philippe Coutinho.
Skuadra e trajnerit Jurgen Klopp dëshiron që Barcelona të paguaj 134 milionë funta në përgjithësi për të realizuar dëshirën e 25-vjeçarit brazilian për transferim në Camp Nou, transmeton portali arbresh.info.
Në rast se gjërat shkojnë sipas mënyrës së Jurgen Kloppit, kjo nuk do të ndodhë deri në verë, kohë kur zëvendësuesi i Coutinhos mund të sigurohet ndërkohë që Leon Goretzka i Schalkes është shënjestra e tij kryesore.

22 vjeçari do të jetë i lirë për tu larguar në fund të sezonit dhe tashmë ka lënë të kuptohet se dëshiron të punojë me trajnerin gjerman në Anfield. Mesfushori është duke u kërkuar gjithashtu nga gjiganti në Bundesliga, Bayern Munichu, por raportet rreth një marrëveshje tashmë janë hedhur poshtë nga agjenti i Goretzkas.
Liverpooli është duke pritur një ofertë të re formale nga Barcelona derisa njerëzit e Coutinhos janë në bisedime të vazhdueshme me gjigantin katalunas./arbresh.info/
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...
Gjendet një trup i pajetë në një pyll në Istog, dyshohet se ...
DnV thirrje presidentes dhe partive për emërimin e përbërjes...
Trump paralajmëroi Iranin se sot do ta godasë rëndë
Kosova U17 e mbyll me humbje ciklin kualifikues, rikthehet n...