Liverpooli i është kthyer fitoreve pas pesë ndeshjeve
“Redsat” kanë mposhtur me rezultat 2 me 3 ish kampionin e Premierë Ligës – Leicester Cityn, në ndeshjen e xhiros së gjashtë, shkruan portali arbresh.info.
Skuadra e Jurgen Klopp arriti të regjistroi tri pikë në takimin e dytë brenda javës ndaj Leicester Cityt në stadiumin King Power.

Philippe Coutinho asistoi në golin e epërsisë nga Mohamed Salah në minutën e 15′ para se të dyfshonte rezultatin vetëm shtatë minuta më vonë nga goditja e lirë. Jordan Henderson ishte autori i golit të tretë (68′).
Shinj Okazaki (48′) dhe Jamie Vardy (69′) ishin realizatorët për “Dhelprat”, të cilët kishin mundësi për të barazuar shifrat në minutën e 73′ por Vardy dështoi nga pika e bardhë.
Liverpooli tani qëndron në pozitën e pestë me 1 pikë, pesë më pak se Manchester City në krye të tabelës./arbresh.info/
Të burgosurit e Dubravës fillojnë krasitjen e mollëve në pla...
Afganistani nis sulm hakmarrës ndaj Pakistanit,Talibanët rap...
Portieri i Nantes “ndihmon” bashkëlojtarët për të ndërprerë ...
Nesër deklaratat hyrëse në rastin ndaj Thaçit e të tjerëve p...
Presidenti i ardhshëm gjerman do të zgjidhet në janar 2027
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 5