UEFA ka gjobitur Liverpoolin me 7.108 funta për dhunën e shfaqur nga tifozët në takimin e parë në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve kundër Romas.
Klubi në Anfield akuzohet për trazira të shkaktuara nga turma, hedhje të objekteve në fushë dhe vendosje të fishekzjarrëve te ndeshja e zhvilluar më 24 prill, transmeton portali arbresh.info.
Ata janë ndëshkuar sot (e mërkurë) nga organi disiplinor, etik dhe kontrollues i UEFA-së.
Skuadra e Jurgen Klopp mposhti me rezultat 5 me 2 klubin italian gjatë rrugës së tyre për në finale, ku ata humbën 3 me 1 ndaj Real Madridit në Kiev në fund të muajit maj.
Përveç gjigantit në Premierë Ligë, Marseille është ndëshkuar gjithashtu nga UEFA.
Skuadra franceze do të luaj me dyer të mbyllura ndeshjet e tyre të para në Evropa Ligë./arbresh.info/
Konflikt në Fushë-Krujë, përfundojnë në spital dy vëllezër –...
Kujtim Shala: Agim Veliu duhet të jetë në listën e LDK-së
Konflikt në Fushë-Krujë, përfundojnë në spital dy vëllezër –...
Limaj: Këto nuk janë zgjedhje, por rivotim
Kujtim Shala zbulon detaje: Vjosa Osmani bartëse e listës dh...
Konfirmon Azemi: S’ka koalicion klasik me Osmanin, ajo me ek...