Klubi anglez, Liverpooli thuhet se është i etur për të nënshkruar një qendërmbrojtës të ri dhe objektivi i tyre është ylli i Interit, Alessandro Bastoni.
Reds kanë vuajtur shumë këtë sezon shkaku i lëndimeve, sidomos në mbrojtje dhe rrezikojnë seriozisht të mbesin jashtë Ligës së Kampionëve.
Drejtuesit e klubit dhe trajneri po mendojnë tashmë për sezonin e ri dhe tashmë kanë etiketuar objektivat e transferimeve.
Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, Bastoni është ndër objektivat e mbrojtjes për Liverpoolin këtë verë.
21-vjeçari ka luajtur 32 herë në të gjitha garat për ekipin e Antonio Contes, duke shënuar katër gola, dhe do të siguronte konkurrencë për Virgil van Dijk dhe Joe Gomez kur të ktheheshin nga dëmtimi.
Mediumi italian pretendon se Liverpooli është i gatshëm të paguajë deri në 43 milionë funte apo 50 milionë euro për italiani.
Megjithatë, Reds mund të përballen me konkurrencë të fortë nga Barcelona dhe Bayern Munich, ndërsa mund të has edhe në rezistencë të Interit. /Telegrafi/
Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm rreth 22% e raketave
Mbi 10 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 13:00 në përfa...
SHBA riafirmon rëndësinë strategjike të KFOR-it për stabilit...
Konfirmohet nga Policia: Vdes gruaja që ra nga një ndërtesë ...
Zvërneci, Rama sjell shembullin e Portugalisë: Ria Formosa, ...
Tragjedi në Fushë Kosovë, bie nga ndërtesa një grua – dyshoh...