Liverpool ka ruajtur ecurinë e mirë në fillim të sezonit të Premier League duke mposhtur Everton 2-1.
Skuadra e Arne Slot e ka nisur takimin duke kaluar në epërsi që në minutën e dymbëdhjetë. Mohamed Salah ka asistuar për Ryan Gravenberch, i cili e ka mposhtur Jordan Pickford.
Liverpool ka vazhduar presionin dhe ka qenë afër golit të dytë me një tentim të Salah nga distanca.
Evertoni ka pasur pak raste në pjesën e parë, me Kiernan Dewsbury-Hall që e ka humbur një mundësi të mirë pas një aksioni të Jack Grealish. Por menjëherë pas kësaj, Liverpool e ka dyfishuar epërsinë me Hugo Ekitike, i shërbyer nga Gravenberch.
Megjithëse me epërsi 2-0, vendasit janë treguar të pasigurt në pjesën e dytë dhe janë ndëshkuar nga Idrissa Gana Gueye, i cili ka shënuar një gol nga distanca pas asistimit të Ndiaye.
Everton ka pasur shanse për ta barazuar, por mungesa e qartësisë në sulm ua ka mohuar një gjë të tillë.
Pas pesë xhirove, Liverpool është në vendin e parë me pesëmbëdhjetë pikë, ndërsa Everton është në vendin e tetë me shtatë pikë.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...