Liverpool ka mposhtur Sheffield United me rezultat 2 – 0, në kuadër të javës së 21-të në Premierë Ligë.
“Reds” dominuan ndeshjen e zhvilluar në “Anfield” dhe ende nuk dinë për humbje në kampionatin anglez, transmeton portali arbresh.info.
Mohamed Salah në minutën e katër e zhbllokoi shifrat, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.

Ndërsa në pjesën e dytë, ishte Sadio Mane i cili në minutën e 65-të shënoi golin e fitores për kampionin e Evropës.
Liverpool vazhdon të jetë lider në kampionatin anglez me 58 pikë, 13 pikë më shumë se Leicester City që është në vendin e dytë, ndërsa Sheffield United renditët në pozitën e tetë me 29 pikë./arbresh.info.
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...