Liverpooli ka arritur të shënoj fitore me rezultat 4-3 ndaj Fulhamit, në kuadër të xhiros së 14-të në Premier League.
Në një sfidë me shumë gola, rikthime në rezultat ‘The Reds’, marrin tre pikët dhe janë në ndjekje të liderit Arsenal, shkruan Arbresh.info.
Trent Alexander Arnold shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 20-të duke i dhënë epërsinë Liverpoolit, por nuk vonoi shumë dhe Fulham u kundërpërgjigj vetëm pas katër minutave me anë të Harry Wilson i cili barazoi rezultatin.
Mac Allister shënoi një supergol për të rikthyer epërsinë e Liverpoolit në minutën e 38-të.
Por Fulham nuk u dorëzua në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë barazoi sërish përmes lojtarit Tete.
Gola më nuk pati deri në 10 minutat e fundit të ndeshjes, aty kur Fulham arriti epërsinë e parë në ndeshje.
Reid shënoi për 3-2.
Ishte japonezi Endo në minutën e 87-të që përmes një goli të bukur arriti të barazojë rezultatin dhe ti jap shpresë Liverpoolit për fitore.
Teksa një minutë më vonë heroit i ‘The Reds’ për këtë ndeshje Trent Alexander-Arnold shënoi golin e dytë personal dhe të fitores për Liverpoolin.
Me këtë fitore skuadra e Jurgen Klopp kalon në vendin e dytë me 31 pikë, por që City ka një ndeshje më pak./Arbresh.info/
19 vjedhje dhe një grabitje brenda javës në rajonin e Feriza...
Wolves zyrtarisht bie nga Premier League
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance udhëton drejt Pakistani...
Mblidhen disa komisione parlamentare, projektligje të shumta...
Vizita në Emiratet e Bashkuara Arabe, kryeministri Rama ndan...
Çfarë thuhet në raportin e Amnesty International për Kosovën...