Liverpooli bëri një hap drejtë gjysmëfinales me fitoren solide 2 me 0 sonte ndaj Portos.
“Redsat” me një paraqitje solide fituan në Anfield takimin e parë në kuadër të ndeshjeve çerekfinaleve në UEFA Ligë të Kampionëve kundër skuadrës së Sergio Conceiçaos, transmeton portali arbresh.info.
Mesfushori Naby Keita, i cili realizoi bukur me një goditje të fuqishme golin e epërsisë në minutën e 5′, është lojtari me notën më të lartë të këtij takimi – 9.2.
Lartë është vlerësuar edhe sulmuesi Roberto Firmino me një asistim dhe një gol (8.2).
Nota më e dobët e ndeshjes është 5.8 dhe dyshja e Portos, Casillas dhe Soares, janë vlerësuar me këtë notë./arbresh.info/

Zgjedhjet e 7 qershorit, Elezi: 18 parti konfirmojnë pjesëma...
“UEFA duhej ta ndalte ndeshjen, nuk kanë yje të vërtetë” ...
Deklarohen të pafajshëm shtatë të akuzuar për vrasjen në Akt...
Bashkimi për finalen e dytë radhazi, Bora për të parën në hi...
Haxhiu kujton Skënderbeun: I dha drejtim historisë shqiptare
Koreja e Veriut heq nga kushtetuta synimin për ribashkim me ...