Liverpooli është duke udhëhequr me një epërsi minimale kundër Barcelonës.
“Redsat” falë një goli të hershëm janë duke udhëhequr me rezultat 1 me 0 në takimin e dytë në Anfield Road në kuadër të gjysmëfinaleve në UEFA Ligë të Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.
Sulmuesi Divock Origi zhbllokoi shifrat në minutën e 7′ të ndeshjes duke i dhënë një shpresë për një rikthim tronditës skuadrës së tij.
Por, pavarësisht intensitet të lartë në minutat e parë, “Blaugranët” qetësuan lojën në vazhdim duke dominuar madje edhe në posedim të topit për 3 për qind.
Sa i përket përpjekjeve për të shënuar, Liverpooli ka gjashtë ndërsa Barcelona pesë. Në gjuajtje drejtë portës janë baras (3 me 3).
“Redsat” duhet të shënojnë mbi dy gola dhe të mos pranojnë në mënyrë për të vazhduar tutje, ndërkohë që “Blugranët” vazhdojnë në finale në rast se rezultati qëndron kështu.
Më poshtë janë statistikat e plota të ndeshjes gjatë pjesës së parë./arbresh.info/

Kuvendi nesër mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe ...
Real Madridi ka disa emra për trajner që i përshtaten me fil...
Nga ekspozita “Kronologjia e Lirisë” Haxhiu u bë...
“Nëse gjatë rrugës sheh të njëjtën pemë dy herë, ke humbur r...
Pacolli: Kujtimi Luigi Mamollin do të mbetet gjithmonë i gja...
Nis mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK-së