Liria e Prizrenit ka filluar përgatitjet për sezonin pranveror ku synim kryesor ka inkuadrimin në Superligën e Kosovës.
Gjatë ditës së sotme, klubi prizrenas ka njoftuar largimin e tre futbollistëve, ndër ta edhe gardiani i portës, Arion Ymeri, shkruan Arbresh.info.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Liria përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Përveç, Ymerit, u larguan edhe Jasmin Raboshta dhe Arbër Mehmetllari.
Kubi ka bërë të ditur se marrëveshjen me të tre futbollsitët e ka mbyllur me pëlqimin e të dyjave palëve sikurse skuadrës ashtu edhe lojtarëve.
Pas përfundimit të sezonit vjeshtor, Liria ka 23 pikë dhe ndodhet në pozitën e pestë me vetëm tetë pikë larg Drenicës që është liderë./Arbresh.info
Acarohen marrëdhëniet mes dy banorëve, G Bani tenton të goda...
Suspendohet llogaria e gazetarit Vehbi Kajtazi në Facebook
Tejkaloi shpejtësinë e lejuar, gjobitet shoferi me 300 euro
Sveçla takim me veprimtarë të çështjes kombëtare në Vushtrri...
Maqedonci e Jashari në Departamentin e Mbrojtjes së ShBA-ve ...
Arsenali në bisedime të avancuara për Zubimendin