Argjentina fitoi në Maracana ndaj Brazilit me rezultat 1-0, në ndeshje me shumë tension.
“Albicelestet” kryesojnë grupin e Amerikës së Jugut për kualifikimet në Kampionatin Botëror 2026.
Kur gjithçka po shkon mirë me Argjentinën që ndër të tjera zbret në fushë edhe me statusin e Kampiones së Botës, trajneri Lionel Scaloni pas sfidës me Brazilin paralajëmron lamtumirën nga kombëtarja.
Tekniku 45-vjeçar theksoi se drejtimi i Argjentinës kërkon shumë impenjim dhe energji duke qenë se në këtë moment, kombëtarja e ka ngritur shumë lart stekën.
“Kam shumë gjëra për të cilat kam nevojë të reflektoj. Tani “topi” ka ndaluar dhe unë duhet të bëj disa vlerësime, këto lojtarë më kanë dhënë shumë dhe kam në dispozicion një grup që pretendon gjithnjë maksimumin”, tha ai.
“Nuk po them që kjo është një lamtumirë, por në këtë kombëtare “steka” është ngritur shumë lart. Kjo skuadër ka nevojë për një trajner me shumë energji dhe që t’iu dedikohet plotësisht. Këtë do t’ia them presidentit dhe lojtarëve”, u shpreh Scaloni.
Ajo që shton më shumë dyshimet se ndeshja ndaj Brazilit ishte e fundit për Scalonin me Argjentinën, është se trajneri pasi përfundoi 90-minutëshin, ftoi stafin e tij në fushë për të bërë një foto së bashku. Një gjest që nuk ishte ndërmarrë kurrë më parë nga tekniku 45-vjeçar./ss
Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionist...
BE-ja pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Ko...
Reagon Hykmete Bajrami: Na falni për dëshpërimin
Kroos: Futbollisti më i mirë me të cilin kam luajtur është C...
Eric Garcia “xhokeri” i Hansi Flickut
Vjosa Osmani: Synoj edhe një mandat si presidente