Trajneri Lionel Scaloni ka shpallur listën paraprake të Kombëtares së Argjentinës për dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, ku bie në sy rikthimi i kapitenit Lionel Messi.
Ylli i Inter Miami kishte munguar në dy ndeshjet e fundit për shkak të një dëmtimi në muskujt aduktorë, por tani është rikuperuar dhe është gati të udhëheqë skuadrën në përballjet kundër Kilit më 5 qershor dhe Kolumbisë më 10 qershor.
Lista e publikuar nga Federata Argjentinase e Futbollit përfshin 28 lojtarë.
Përveç Messit, janë rikthyer edhe emra të njohur si Lautaro Martínez, Julián Álvarez, Rodrigo De Paul, Enzo Fernández dhe Alexis Mac Allister.
Po ashtu, janë përfshirë edhe talent të rinj si Nico Paz dhe Giuliano Simeone.
Argjentina tashmë e ka siguruar kualifikimin për Kupën e Botës 2026, ku renditet e para në grup me 31 pikë pas 14 ndeshjeve.
Përballja me Kilin do të zhvillohet më 5 qershor në Santiago, ndërsa ajo me Kolumbinë më 10 qershor në Buenos Aires./Arbresh.info

Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin
Hoti: Çmimi i naftës është rritur 40%, Qeveria po dështon të...
LDK propozon uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën, kërkon ...
Hamza: Rritja e çmimit të naftës po varfëron qytetarët, qeve...